Ish-kreu i bandës së Vlorës, Zani Caushi duket se është në kërkim të lirisë, pasi prej kohësh vijon me seancat gjyqësore.
Ai është paraqitur sërish mëngjesin e ditës së sotme pranë Gjykatës së Korçës. Në seancën e radhës ai kërkon përllogaritjen e saktë të ditëve të dënimit, që nga koha kur është arrestuar, kur ka qëndruar në paraburgim e deri më sot.
Zani Çaushi ka kërkuar dy herë brenda këtij viti që të lirohet nga burgu. Ai pretendonte se i kishte kryer tashmë 25 vite burg dhe se ishte familjar.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm dhe po e vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë.
Gjykata e Korçës vendosi sot që të administrohet dosja e Zani Çaushit. Avokati i tij, Arben Lera u shpreh për mediat se në fund të procesit do të krijohet një ide më e qartë për dosjen e Çaushit,
“Kemi një dosje komplekse. Me te drejtë gjykata vendosi të administrohet e gjithë dosja me të gjitha aktet. Duke u administruar kjo dosje ne gjykata atëherë do kemi një ide më të qartë për dosjen e Çaushit.
Domethënë do kemi një panoramë të pastër të mënyrave si janë marrë vendimet penale. Kemi dy vendime penale. Është një parim i përgjithshëm, lirisë e individit është themeli bazë. Shteti ka gjykatën, prokurorinë policinë dhe gjyqet. Individët nuk duhet t’i cenohet e drejta”,-tha Lera








