Vijon numri i lartë i rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit.
Siç konfirmon ISHP, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 119 raste pozitive në të gjithë vendin, ndërsa raportohet për 2 të vdekur.
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 pacientë, ndërsa gjenden të shtruar 117 të tillë në të dy spitalet Covid.
Nga këta, 21 persona janë në shërbim intensiv ose të intubuar tek të dyja spitalet Covid.








