IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Qeveria ndihmon familjen e fëmijës së aksidentuar në Kakavijë, ndërsa përballet me kritika për përballimin e situatës

by IMA Redaksia
2020/08/17
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Qeveria ndihmon familjen e fëmijës së aksidentuar në Kakavijë, ndërsa përballet me kritika për përballimin e situatës

Radhët e gjata të krijuara në pikat kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë krijuan një kaos të mirëfilltë, ndërsa udhëtarët e kanë kritikuar ashpër qeverinë shqiptare për keqmenaxhim të situatës.

ADVERTISEMENT

Krahas qytetarëve, qeveria dhe kryeministri Edi Rama, është sulmuar nga opozita e bashkuar, por edhe nga vetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili apeloi për zgjidhje të problemit, dhe që qytetarëve që kishin pritur në radhë t’u kryhej falas testi për Covid-19.

Sipas tij, qytetarët në Kakavijë dhe Kapshticë u trajtuan si të ishin pa atdhe dhe pa shtet. Por, krahas radhëve të gjata të mjeteve në këto dy pika kufitare, ngjarja që shkaktoi reagime të shumta ishte aksidenti fatal, ku një autoambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10-vjeçar nga Lezha.

Reagimet e zyrtarëve shtetërorë

Ky episod fatal shtoi më tej reagimet publike, ku një pjesë prej tyre fajin për aksidentin e fëmijës e panë tek mungesa e përkujdesjes nga ana e prindërve. I këtij mendimi ishte drejtori i Transportit Rrugor, Belendi Gonxhja, i cili theksoi se i mituri nga Lezha humbi jetën për shkak të një pakujdesie nga ana e prindërve.

“Apo kur fëmijën 10-vjeç e lë t’i presi rrugën ambulancës, e humb se nuk kujdesesh si prind/përgjegjës për krijesën tënde! Hijenat e korbat po mblidhen rreth e sipër Kakavijës që të shkëlyejnë ç’të dali, por përse të bëhemi pakujdesisht pre e tyre?! Media ka përgjegjësi të informohet saktë e analizojë mirë përpara sesa t’i japi zë një derti të tillë! Shteti shqiptar s’ka asnjë tagër mbi virusin apo mbi fqinjët! Mbro veten, familjen! Nëse nuk ke ngut, kthehu”, shkroi Blendi Gonxhe.

Kjo deklaratë e Gonxhes në rrjete sociale shkaktoi kritika të forta, aq sa u detyrua që të fshinte postimin nga llogaria personale. Kryeministri i vendit, Edi Rama reagoi një ditë më parë për aksidentin në Bularat, ndërsa tha se fëmija 10 vjeç, që humbi jetën dy ditë më parë, ia preu rrugën autoambulancës dhe për pasojë nuk arriti të mbijetonte.

“Humbja e jetës së fëmijës që i preu rrugën autoambulancës ishte një tragjedi e dhimbshme sa s’ka dhe ne nuk do të mjaftohemi thjesht me ngushëllimet e sinqerta me fjalë që as nuk gjenden dot, për atë familje të goditur nga ajo fatkeqësi e tmerrshme. Por nuk është gjëkundi as kjo një arsye për të urryer fqinjin apo mallkuar shtetin”, shkroi Rama në “Facebook”.

Sondazhi i kryer nga Euronews Albania për situatën në Kakvijë dhe aksidentin tragjik

Euronews Albania teksa ka ndjekur nga afër zhvillimet në pikat kufitare, zhvilloi edhe një sondazh në rrjetet sociale për t’i pyetur qytetarët se çfarë mendonin realisht për reagimet e zyrtarëve për menaxhimin e situatës së krijuar në Kakavijë si dhe për ngjarjen tragjike ku humbi jetën 10-vjeçari nga Lezha.

Shumica e qytetarëve, të cilat kanë shprehur mendimin në sondazh thonë se deklarimet e tyre kanë qenë të nxituara dhe të papranueshme.

Por, ka edhe prej atyre që mendojnë se politikanët janë treguar korrektë, ndërsa të tjerë thonë se për ngjarjen tragjike duhet të priten rezultatet e hetimeve zyrtare.

Kryeministri Edi Rama duket që ka reflektuar dhe ka ndjerë përgjegjshmërinë institucionale për ngjarjen në Bularat të Gjirokastrës. Këtë të hënë, shefi i mazhorancës lajmëroi në “Twitter” se qeveria shqiptare ka vendosur ta ndihmojë financiarisht me 500 mijë lekë të reja familjen e 10-vjeçarit nga Lezha, i cili u përplas tragjikisht nga një autoambulancë.

ADVERTISEMENT

Dëshmitarët nga vendngjarja, ditën e aksidentit, i thanë Euronews Albania se autoambulanca që i shkaktoi vdekjen të miturit nga Lezha nuk kishte brenda asnjë person të sëmurë, siç njoftuan autoritetet shtetërore. Sipas tyre, autoambulanca po lëvizte me shpejtësi dhe tej normave të lejuara.

Policia e Shtetit në versionin e saj zyrtar për ngjarjen tha se, në autoambulancë ka qenë një shtetase e sëmurë. Sipas saj, shtetasja e sëmurë menjëherë pas aksidentit ku humbi jetë i mituri është transportuar në Spitalin e Gjirokastrës, ndërsa drejtuesi i atutoambulancës është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave për aksidentin që i shkaktoi vdekjen të miturit, i cili po priste prej ditësh në radhë në Kakavijë, me shpresën për të kaluar drejt Greqisë.

Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera😢Engjëlli i vogël u dhëntë forcë🙏

— Edi Rama (@ediramaal) August 17, 2020

Source: euronews.al
Previous Post

119 raste me koronavirus në 24 orët e fundit dhe 21 persona luftojnë me vdekjen

Next Post

VIDEO | Si e shkatërron virusin vaksina ruse

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
VIDEO | Si e shkatërron virusin vaksina ruse

VIDEO | Si e shkatërron virusin vaksina ruse

Habit profesori grek: Helenët e djeshëm janë shqiptarët, jo grekët e sotëm | VIDEO

Habit profesori grek: Helenët e djeshëm janë shqiptarët, jo grekët e sotëm | VIDEO

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA