29 vjeçari me COVID në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ kryen vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ rreth orës 04:30 pacienti me iniciale Xh.K, 29 vjeç është hedhur nga kati i 3 ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 29 vjeçari trajtohej në këtë spital pasi ishte pozitiv me Covid-19.