IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Akuza ndaj Facebook mbi përhapjen e gjuhës së urrejtjes

by IMA Redaksia
2018/08/16
in WEB
Reading Time: 2 mins read
A A
Akuza ndaj Facebook mbi përhapjen e gjuhës së urrejtjes

Më shumë se 1.000 postime anti- Rohingya të ndërthurura me thirrje për vrasjen e popullsisë janë zbuluar në Facebook. Një hetim nga agjencia e lajmeve Reuters zbuloi se rrjeti social po përdoret ende për të inkurajuar dhunën kundër grupeve të myslimanëve në Mianmar pavarësisht se kompania ka pranuar se do ta trajtojë çështjen.

ADVERTISEMENT

Sipas hetimit, disa nga materialet kanë qenë të botuara prej gjashtë vitesh. Rregullat e Facebook ndalojnë sulmet “e dhunshme ose çnjerëzore” ndaj grupeve etnike.

Megjithatë, kompania me bazë në SHBA, në shumicën e rasteve mbështetet te përdoruesit për të bërë raportime mbi postime të tilla, duke qenë se një pjesë e software-it të saj nuk është mjaftueshëm e trajnuar për të interpretuar tekstet në gjuhën birmaneze.

Sipas BBC, Facebook tashmë ka hequr të gjithë materialet e raportuara. Hetimi u krye në bashkëpunim me Qendrën e të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë së Berkeley-t në Universitetin e Kalifornisë.

Ka të ngjarë që kjo të shtojë presionin mbi kompaninë teknologjike për të investuar më shumë burime për trajtimin e problemit. Përpjekjet e Facebook janë kritikuar më parë nga Kombet e Bashkuara si edhe nga politikanët në SHBA dhe Britani të Madhe.

ADVERTISEMENT

Rreth 700,000 muslimanë të Rohingya janë larguar nga Mianmar që nga viti 2017, shumë prej të cilëve tani jetojnë në kampet e refugjatëve në Bangladesh.

Ata kanë raportuar se ushtarët birmanezë kishin vrarë dhe përdhunuar pjesëtarë të komunitetit të tyre dhe kishin djegur shtëpitë e tyre.

Ushtria e Mianmar thotë se po lufton me militantët e Rohingya dhe mohon të kenë synuar civilët në krahinën Rakhine. Reuters tha se shumica e komenteve anti-Rohingya, imazheve dhe videove që janë zbuluar ishin në gjuhën birmaneze.

Agjencia tha se ato përfshinin:

– thirrje për qytetarët e Rohingya që të vriten.

– sugjerime për genocid, një person shkroi: “Ne duhet t’i luftojmë ata siç bëri Hitleri me hebrenjtë”.

– imazhe pornografike anti-muslimane.

– përshkrime për grupet si qen, krimba dhe përdhunues.

Në një deklaratë, Facebook pranoi se fillimisht nuk kishin qenë të shpejtë për të dalluar problemin e përhapjes së gjuhës së urrejtjes “në vende si Mianmar kur shumë njerëz po e përdornin internetin për herë të parë”.

“Ne po punojmë shumë për t’u siguruar që po bëjmë gjithçka mundemi për të parandaluar përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe disinformimit”, thuhej në deklaratë./tvklan.al 

Tags: FacebookTop Channel
Previous Post

Mediat amerikane nisin fushatë pas sulmeve të Trumpit

Next Post

Të shikosh çdo gjë të Netflix-it? Ju duhen shumë muaj nga jeta juaj

TË NGJASHME

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
“Meta pranon gabimin”/ WIRED zbulon skemën e raportimeve që goditi llogaritë shqiptare në Instagram
WEB

“Meta pranon gabimin”/ WIRED zbulon skemën e raportimeve që goditi llogaritë shqiptare në Instagram

Mbyllja dhe kufizimi i një numri të madh llogarish shqiptare në Instagram gjatë javëve të fundit mund të ketë qenë...

by IMA Redaksia
Sht 19, 2026
WEB

TikTok fshin mbi 2 mijë materiale pas raportimeve nga Shqipëria/ Dhuna, përmbajtjet me të mitur dhe pirateria në krye

Mbi 2 mijë foto, video dhe materiale audio janë hequr nga TikTok pas raportimeve të administruara në bashkëpunim me Autoritetin...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh
WEB

YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh

Për gati 36 vite, IMDb ka qenë një nga databazat kryesore të industrisë së filmit dhe televizionit, ku një emër...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Douglas Costa surprizon fansat! Hap llogari në OnlyFans për përmbajtje ekskluzive për të rritur
WEB

Douglas Costa surprizon fansat! Hap llogari në OnlyFans për përmbajtje ekskluzive për të rritur

Ish-sulmuesi i njohur i Juventusit, **Douglas Costa**, ka bërë një hap të ri dhe të pazakontë në karrierën e tij...

by IMA Redaksia
Sht 5, 2024
AMA dhe TikTok në bashkëpunim për fshirjen e videove të dëmshme: Ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë e Censurës Digjitale
WEB

AMA dhe TikTok në bashkëpunim për fshirjen e videove të dëmshme: Ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë e Censurës Digjitale

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka raportuar fshirjen e 112 videove me përmbajtje piraterie nga platforma TikTok, pak ditë pas...

by IMA Redaksia
Sht 3, 2024
Next Post
Të shikosh çdo gjë të Netflix-it? Ju duhen shumë muaj nga jeta juaj

Të shikosh çdo gjë të Netflix-it? Ju duhen shumë muaj nga jeta juaj

Një tjetër person arrestohet për pirateri televizive

Një tjetër person arrestohet për pirateri televizive

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA