IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Albpetrol: Bankers Petroleum po transferon para jashtë

by IMA Redaksia
2020/10/29
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Albpetrol: Bankers Petroleum po transferon para jashtë

Kompania publike Albpetrol, e cila mbikëqyr koncesionet e naftës, ka lëshuar alarmin se Bankers Petroleum po transferon para jashtë Shqipërisë, në një kohë që borxhet e saj brenda vendit janë rritur me shpejtësi. Përmes një shkrese zyrtare, ne dhjetor të vitit të kaluar, Albpetrol i ka kërkuar sqarime të hollësishme Bankers Petroleum mbi këtë çështje duke e pyetur shprehimisht se sa është shuma e parave të transferuara jashtë dhe me çfarë motivacioni janë transferuar ato.

ADVERTISEMENT

Në përgjigje të kësaj shkrese, Bankers, pranon se ka transferuar para drejt kompanisë mëmë, por pa zbuluar shumën. Sipas Bankers, qëllimi i kësaj transferte ka qenë pagesa e interesave të kredisë apo shpenzime të tjera të kompanisë mëmë. Një burim konfidencial zbuloi për TVT se gjatë periudhës qershor 2018-dhjetor 2019, Bankers Petroleum Albania ka transferuar rreth 60 milionë dollarë drejt kompanisë mëmë Bankers Petroleum LTD. Të njëtat burime thonë se transfertat kanë vazhduar edhe gjatë këtij viti. TVT e pyeti Bankers Petroleum zyrtarisht mbi shumën e saktë të parave që janë transferuar drejt mëmës, por Bankers nuk u përgjigj.

Normalisht lëvizja e kapitalit është e lirë. Kompanitë kanë të drejtën të transferojnë fitimet e tyre lirisht drejt vendeve të origjinës, por pasi kanë shlyer të gjitha borxhet dhe detyrimet në vendin ku ato operojnë. Në të kundërt, ajo që ndodh është nje skeme vjedhje, e cila transferon fitimet jashtë dhe lë borxhet brenda vendit deri në falimentimin potencial të kompanisë.

Ekspertët thonë se një skemë e ngjashmë është përdorur me ARMO-n, ku kompanitë që e kanë shfrytëzuar atë kanë transferuar fitimet duke i lënë ARMO-s mbi 1 miliardë euro borxhe. A është duke bërë edhe Bankers Petroleum të njëjtën gjë? Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjen institucionet.

Prej dy vitesh Bankers Petroleum Albania nuk i publikon më pasqyrat financiare, edhe pse e ka detyrim ligjor. Kjo ngre të tjera dyshime të forta, pasi bëhet fjalë për një kompani, e cila shfrytëzon pasurinë më të madhe publike në vend. Por sipas korrenspondencës me Albpetrol, Bankers pranon se në fund të prillit të këtij viti vetëm borxhi që ajo ka ndaj nënkontraktorëve ka arritur në 70 milionë dollarë, nga të cilat 40 milionë dollarë janë mirëfilltazi detyrime të prapambetura. Nje pjese e ketij borxhi eshte detyrim i paapaguar ndaj institucioneve publike, vecanerisht Albpetrolit dhe Bashkive te Qarkut te Fierit, pra jane para qe duhet te shkonin ne arken e qytetareve.

Për shkak të rritjes së shpejtë të borxhit, po në prill të këtij viti, nënkontraktorët më të mëdhenj përmes një shkrese zyrtare kanë vënë në dijeni Ministrinë e Energjisë, AKBN dhe Albpetrolin se Bankers ka akumuluar borxhe të mëdha ndaj tyre duke vënë në rrezik ekzistencën e këtyre kompanive.

ADVERTISEMENT

Veç borxheve ndaj nënkontraktorëve, Bankers Petroleum ka dhe një kredi 110 milionë dollarë të marrë nga një fond kinez investimesh. Kjo kredi duhet të ishte shlyer në dhjetor të vitit të kaluar, por Bankers nuk arriti ta paguajë sipas afateve, çka përbën një tjetër çështje për të cilën Albpetrol ka lëshuar alarmin.

Në këtë situatë, transferimi i parave drejt mëmës, ngre pikëpyetje të mëdha. A mos vallë, e gjitha kjo është një skemë gjigante vjedhjeje, për të transferuar fitimet e naftës shqiptare jashtë dhe për të lënë qindra milionë dollarë borxhe në kurriz të qytetarëve, njësoj si ARMO? Këtë herë institucionet janë të paralajmëruara dhe në rast se një skenar i ngjashëm do të materializohet nuk mund të fshihen më duke e lënë fajin jetim.

Source: Koha Jonë
Previous Post

Rama mesazh grevisteve: S’po ju ftoj për negociata. Më jepni një mundësi t’ju ndihmoj

Next Post

Edhe Greqia në karantinë? Nga sot këto qytete do të izolohen!

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Edhe Greqia në karantinë? Nga sot këto qytete do të izolohen!

Edhe Greqia në karantinë? Nga sot këto qytete do të izolohen!

Zani Çaushi kërkon sërish lirinë, Gjykata e Korçës jep vendimin për dosjen e ish-kreut të bandës së Vlorës

Zani Çaushi kërkon sërish lirinë, Gjykata e Korçës jep vendimin për dosjen e ish-kreut të bandës së Vlorës

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA