IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Dy gjyqe të fituara dje nga gazetarët, përballë refuzimit për dhënie informacioni

by IMA Redaksia
2019/05/30
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Dy gjyqe të fituara dje nga gazetarët, përballë refuzimit për dhënie informacioni

Gjykata Administrative ka marrë dje dy vendime në favor të gazetarëve përballë mohimit të dhënies së informacionit nga institucionet publike.

ADVERTISEMENT

Gazetari investigativ Artan Rama fitoi gjyqin përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës (MEI)ndërsa Rrjeti ndërsa Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative (BIRN) në Shqipëri fitoi një betejë ligjor tre vjeçare për deklasifikimin e informacioneve nga Shërbimi Informativ Shqiptar.

“Unë vlerësoj kurajon me të cilën Gjykata vendosi në favor të transparencës, në favor të interesit publik” tha për Citizens Channel gazetari Rama, të cilit MEI i mohoi dhënien e informacionit mbi listën e hidrocentraleve që nuk janë objekt koncensioni, miratuar prej vitit 2015.

ADVERTISEMENT

Gjykata Administrative dha një vendim me ekzekutim të përkohshëm në favor të gazetarit, çka nënkupton dhënie të menjëhershme të informacionit, pa pritur procedurën e apelimit.

“Gjykata më dha, jo vetëm të drejtë por e detyroi ministrinë që të më japë informacionin që kam kërkuar, pikërisht tani, në kohën e duhur” shprehet Rama

Vendimi i dhënë në favor të tij është risi për praktikën gjyqësore shqiptare, e cila edhe më parë i ka dhënë të drejtë gazetarëve, por i ka detyruar më parë të presin me vite për shkak të vonesave në shqyrtim. “Çështja mund të merrej në shqyrtim pas një apo dy viteve, ndërkaq aktualiteti do të kishte humbur, çka do ta bënte lajmin të padobishëm”, shton Rama.

Pas një beteje ligjore të nisur në mars të vitit 2016 BIRN siguroi të drejtën ligjore për deklasifikimin e raporteve dhe statistikave të prodhuara nga Sigurimi i Shtetit gjatë regjimit komunist.

“Vendimi është pozitiv por tejet i vonuar dhe që mbetet ende i papërfunduar sepse do të duhet të zbatohet”, tha për Citizens Channel Gjergj Erebara, gazetar i BIRN në Shqipëri i cili shtoi se ky është një hap i rëndësishëm, por jo përfundimtar sepse zbatimit duhet të bëhet nga institucione të tjera përfshirë Autoritetin e Dosjeve, Ministrinë e Brendshme ose Arkivin e Shtetit.

Erebara thekson se ky rast duhet të shërbejë si shembull për institucionet e tjera: “Do të ishte mirë që arsyetimet të shërbenin si udhërrëfyes për institucione të ndryshme publike që disponojnë informacione të këtij lloji, të klasifikuara si sekret dekada më parë dhe të harruara si të tilla”.

Sipas raportit “E drejta e Informimit” të publikuar nga qendra Res Publica, një kërkesë për informacion kërkon mesatarisht 105 ditë (26 ditë përgjigja fillestare, 25 ditë reagimi administrativ dhe 54 vendimi i Komisionerit për të drejtën e informimit),nëse kalon në të gjitha strukturat që parashikon Ligji për të Drejtën e Informimit.

Ky afat kohor vlen për kërkesat që nuk futen në proces gjyqësor, ku procedurat mund të zgjaten me vite.
“Problemi më i madh me vonesën është që administratat publike kanë mundësi të mësojnë të zvarrisin realizimin e kërkesave për të drejtë informimi duke sajuar procese të gjata gjyqësore”, thotë Gjergj Erebara nga BIRN.

Vonesat e tejzgjatura në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë kanë shkaktuar probleme në mbarëvajtjen e punës për gjykatat e Shqipërisë. Aktualisht çdo gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit duhet të shqyrtojë 70 dosje në muaj, nga një volum prej rreth 20.000 çështjesh të prapambetura.

“Nëse nuk arrijmë të raportojmë informacionin e kërkuar në kohën e duhur, vendimmarrja e grupeve të interesit mund të rezultojë e gabuar për interesat e publikut të gjerë”, shton gazetari Artan Rama.

Sipas Erebarës, vonesat në aplikimin e të drejtës së informimit, janë tregues i mungesës së kapaciteteve në sistemin gjyqësor: “Përveç që të ankohemi për pritjen tre vjet, duhet të ankohemi në përgjithësi për kapacitetet e pakta të gjykatës administrative të apelit dhe pasojat e përgjithshme që ka krijuar kjo gjë për shqiptarët në përgjithësi”.

*Citizens Channel  /l.k./ /f.s/

Previous Post

Pashë “Dy gisht mjaltë” në Vjenë dhe kam dy llafe për ty, Ermal!

Next Post

Ndërron jetë një nga anëtarët e “Parodistëve të Vlorës”

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Ndërron jetë një nga anëtarët e “Parodistëve të Vlorës”

Ndërron jetë një nga anëtarët e "Parodistëve të Vlorës"

Sara Hoxha sërish në pritje të ëmbël

Sara Hoxha sërish në pritje të ëmbël

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA