Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!
Lajm i mirë për shqiptarët. Duke filluar nga dita e nesërme edhe në Shqipëri do të nisë vaksinimi antiCovid-19. Ky lajm është dhënë nga kryeministri Rama.
Edhe pse fillimisht kryeministri tha se 10750 dozat e para të vaksinës anti-COVID do të vinin në Shqipëri në javën e tretë të janarit, Rama paralajmëroi dy ditë më parë se vaksinimi mund të niste më herët.
E ndërsa sot, përmes një statusi në Facebook, Rama shkruan:
LAJM I MIRË
Nesër nisim vaksinimin antiCovid19
Të parët që do të vaksinohen janë ata që kanë qenë gjatë gjithë kësaj kohë në vijën e parë të luftës me koronavirusin, stafi mjekësor.