IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Google vendos përfundimisht: Mbyll Google+ pas ekspozimit të të dhënave

by IMA Redaksia
2018/10/11
in WEB
Reading Time: 3 mins read
A A
Google vendos përfundimisht: Mbyll Google+ pas ekspozimit të të dhënave

Google gati sa nuk ka pësuar atë që e pësoi Facebook me Cambridge Analytic në fillim të këtij viti. Aksionet e kompanisë shënuan rënie për 2% menjëherë pas publikimit të një thyerje të sigurisë në rrjetin social të kësaj kompanie – Google+. Një gabim që inxhinierët e Google kishin zbuluar gjatë një inspektimi të sigurisë të kësaj platforme – të cilin inspektim e kishin quajtur “Project Strobe”, do t’u mundësonte zhvillueseve të aplikacioneve (të palëve të treta) të cilët e përdorin këtë platformë (Google+), të kenë qasje në të dhënat e shfrytëzueseve.

ADVERTISEMENT

 

Në momentin kur shfrytëzuesit t’i jepnin leje një aplikacioni – me rastin e instalimit të tij – për t’iu qasur të dhënave të profilit të tyre publik në Google+, ky lëshim u mundësonte edhe zhvillueseve të atij aplikacioni të kenë qasje në ato të dhëna. Aty përfshiheshin: emri i plotë, e-mail adresa, data e lindjes, gjinia, foto e profilit, vendet ku ka jetuar, profesioni dhe statuset e lidhjeve. Megjithatë, nuk u jepte qasje në të dhëna të tjera si: në postimet e bëra, mesazhe, numra të telefonit apo në të dhënat e “G Suite”. Sipas raportit, ishin më shumë se gjysmë milioni llogari të prekura. Numri i të prekurve mund të jetë shumë më i madh, pasi sipas politikave të kompanisë Google të dhënat e regjistrit (log) të API të Google+ nuk mund të ruheshin më tepër se dy javë, që do të thotë që pas dy javësh ato fshiheshin automatikisht.

ADVERTISEMENT

 

Ky gabim është mënjanuar në Mars të këtij viti, mirëpo bëhet e ditur që ai ishte aktiv që nga viti 2015. Google deklaron që të dhënat e shfrytëzueseve nuk janë cenuar, edhe pse 438 aplikacione të palëve të treta kanë përdorë atë API. Kjo pasi sipas tyre, zhvilluesit nuk kanë qenë në dijeni të këtij lëshimi.

 

Google ka theksuar në raport që deri në fund të Gushtit të vitit 2019 do ta mbyllë tërësisht versionin e konsumatorëve të Google+, pasi sipas tyre 90% të sesioneve të shfrytëzueseve nuk ishin më të gjatë se 5 sekonda. Njëkohësisht do të vazhdoj të zhvilloj edhe më tej versionin për korporata të Google+.

 

Përveç kësaj, Google ka vendosur që të ndryshoj edhe mënyrën e qasjes së të dhënave nga zhvilluesit e aplikacioneve apo palëve të treta.

 

Aktualisht, kur një aplikacion nga pala e tretë e pyet një shfrytëzues për t’iu qasur të dhënave të llogarisë së tyre në Google, lejimi nënkupton të gjitha lejesat bashkërisht, duke u mundësuar aplikacioneve të mashtrojnë shfrytëzuesin që t’u jepe leje atyre më tepër se që kanë nevojë.

 

Mirëpo, tani Google ka përditësuar sistemin e lejesës së qasjes në llogari, i cili të pyet për secilën leje veç e veç, duke u mundësuar kështu shfrytëzuesve të kenë më tepër kontroll në atë se çfarë qasje t’i lejoi secilit aplikacion.

Po ashtu, përderisa API u lejon zhvillueseve të aplikacioneve të kenë qasje në të dhënat senzitive të shfrytëzueseve, siç është llogaria në Gmail, Google ka limituar qasjen në API të Gmail-it vetëm për aplikacionet që ofrojnë shërbime për e-mail – si klienti i e-mailit, shërbimet për ruajtje (backup) të e-mailave dhe shërbimeve produktive.

Source: Milingona.al
Tags: GoogleGoogle PlusimaTe dhena perdoruesishTe dhenattop channek
Previous Post

#IMAjeTi | Konkurs për logo – IMA Awards 2018

Next Post

Erion Isai: “ Ja me kë nuk flas në Top Channel!!“

TË NGJASHME

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
“Meta pranon gabimin”/ WIRED zbulon skemën e raportimeve që goditi llogaritë shqiptare në Instagram
WEB

“Meta pranon gabimin”/ WIRED zbulon skemën e raportimeve që goditi llogaritë shqiptare në Instagram

Mbyllja dhe kufizimi i një numri të madh llogarish shqiptare në Instagram gjatë javëve të fundit mund të ketë qenë...

by IMA Redaksia
Sht 19, 2026
WEB

TikTok fshin mbi 2 mijë materiale pas raportimeve nga Shqipëria/ Dhuna, përmbajtjet me të mitur dhe pirateria në krye

Mbi 2 mijë foto, video dhe materiale audio janë hequr nga TikTok pas raportimeve të administruara në bashkëpunim me Autoritetin...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh
WEB

YouTuber-at dhe TikToker-at hyjnë zyrtarisht në IMDb, platforma bën ndryshimin historik pas 36 vitesh

Për gati 36 vite, IMDb ka qenë një nga databazat kryesore të industrisë së filmit dhe televizionit, ku një emër...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Douglas Costa surprizon fansat! Hap llogari në OnlyFans për përmbajtje ekskluzive për të rritur
WEB

Douglas Costa surprizon fansat! Hap llogari në OnlyFans për përmbajtje ekskluzive për të rritur

Ish-sulmuesi i njohur i Juventusit, **Douglas Costa**, ka bërë një hap të ri dhe të pazakontë në karrierën e tij...

by IMA Redaksia
Sht 5, 2024
AMA dhe TikTok në bashkëpunim për fshirjen e videove të dëmshme: Ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë e Censurës Digjitale
WEB

AMA dhe TikTok në bashkëpunim për fshirjen e videove të dëmshme: Ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë e Censurës Digjitale

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka raportuar fshirjen e 112 videove me përmbajtje piraterie nga platforma TikTok, pak ditë pas...

by IMA Redaksia
Sht 3, 2024
Next Post
Erion Isai: “ Ja me kë nuk flas në Top Channel!!“

Erion Isai: “ Ja me kë nuk flas në Top Channel!!“

AKEP urdhëron portalet, bëni regjistrimin! Drejtuesit protestojnë: Urdhër i paligjshëm!

AKEP urdhëron portalet, bëni regjistrimin! Drejtuesit protestojnë: Urdhër i paligjshëm!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA