IMA Awards 2016 | Më 5 Nëntor zbulohen kandidaturat dhe hapet votimi për Çmimet e Televizionit!

Edicioni i katërt i IMA Awards, eventit të përvitshëm që vlerëson programet dhe personazhet e ekranit, është në përgatitjet e fundit për të nisur fazën e parë, atë të votimit online nga i cili publiku do të ketë mundësi të vlerësojë të preferuarit e tij për sezonin televiziv 2015-2016.

Këtë edicion të katërt, jemi munduar të përzgjedhim personazhet, programet dhe serialet më të ndjekura nga shikuesit të cilët do të kenë mundësinë të votojnë preferencat e tyre për çdo kategori në faqen e dedikuar në portalin tonë, përgjatë 1 muaji.

Ditën e Shtunë, 5 Nëntor 2016 në orën 20.00, në faqen tonë në web do të shpallen kategoritë e çmimeve me kandidaturat përkatëse, ndërsa në orën 21.00 do të hapet zyrtarisht votimi online i cili do të qëndrojë aktiv për një muaj rresht, deri në datën 5 Dhjetor.

Të gjithë do të kenë mundësinë të votojnë deri në 5 herë për çdo kategori.

Edhe këtë vit një seksion votimi i është dedikuar edhe televizionit kosovar, falë filialit tonë InfoMedia Kosova.

Finalja e IMA Awards 2016, ku do të zbulohen edhe fituesit, do të jetë në datë në 10 Dhjetor 2016, ora 21.00 në portalin e InfoMedia Albania (imalbania.com).

 

REKLAMA
Loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.