Netflix si asnjëherë më parë, duke “përfituar” pak edhe nga situata e karantinës, ka shtuar në katalogun e tij shumë filma të famshëm dhe klasikë. Megjithatë, këtë muaj priten të debutojnë edhe disa prodhime origjinale të plaftormës. Sasia e serialeve dhe filmave që i shtohen Netflix në maj është e madhe, por duke gjykuar edhe kualitetin e tyre, ne kemi këto 10 sugjerime:
Back to the Future
Në platformë që prej 1 majit, një prej filmave më të dashur dhe klasikë amerikanë. Gati i kthyer në një film kult, ja vlen ta shohësh sa herë e keni mundësinë.
Hollywood
Një shfaqje e re me seri të limituara, prodhim i Netlfix. Tregon historinë e disa njerëzve që kanë dëshirë të realizojnë filma pas luftës së dytë botërore dhe t’ja dalin pikërisht në Hollywood. Kast fantastik, regizor dhe producentë shumë të mirë.
The Curios Case of Benjamin Button
Dyshoj të jenë shumë ata që s’e kanë parë, por nëse ka, duhet patjetër ta shihni. Një prej filmave më interesantë, me një histori që zor se mund ta gjesh në një tjetër prodhim kinematografik. Padyshim një prej roleve më të mirë të Brad Pitt dhe punëve më të mira të David Fincher. I nominuar për Oscar dhe shumë çmime të tjera.
Jerry Seinfeld: 23 hours to Kill
Debuton pikërisht sot, më 5 maj. Është specialja e parë e komedisë pas 22 vitesh, e një prej komedianëve më të mirë të të gjitha kohërave. Stand up-i i Jerry Seinfeld është padyshim një prej gjërave më cilësorë në platformë. 1 orë të qeshura me komedi dhe batuta fantastike.
Dead to me: Sezoni 2
Sezoni i dytë i një seriali që ka në qendër të saj komedinë e zezë. Nëse e keni ndjekur sezonin e parë, atëherë historia vazhdon pikërisht ku u mbyll. Nëse nuk e keni parë, mos humbisni kohë, është vërtetë serial i shkruar por edhe i prodhuar shumë mirë.
Unbreakable Kimmy Schmidt: Kimmy vs the Reverend
Një prej realizmeve më të mira të viteve të fundit në komedi rikthehet. Tani është një episod special, ku jo vetëm ka si gjithmonë aventurat e Kimmy-t, por është e llojit interaktiv. Që do të thotë se shikuesi mund ta vendosë atë që do të ndodhë. Një eksperiencë fantastike, nisur nga 12 maji.
District 9
Një prej filmave më të mirë horror/ fantashkencë të dekadës së fundit. Për ata që e pëlqejnë këtë zhanër, duhet ta shohin patjetër. Edhe të tjerët duhet t’i japin një mundësi sepse nuk është historia horror që e sheh në çdo film. Pushim alienë, armë biologjike, aksion, heronj, ky film ka gjithçka.
The Lovebirds
Ashtu siç ka emrin, është një komedi romantike, por jo romanca e zakonshme. Me aktorë kryesorë Issa Rae dhe komedianin fantastic Kumail Nanjani, çifti i historisë përfshihet në një vrasje misterioze. Kështu bëhet detyra e tyre të pastrojnë emrin nga ky krim, ndërkohë që kalojnë në aventura që venë në diskutim edhe dashurinë e tyre. Premierën në Netflix e ka më 22 maj.
Uncut Gems
Një dramë fantastike, e ndërthurur me komedi të zezë dhe pak aventurë, Uncut Gems është një kryevepër nga Adam Sandler. Sado e çuditshme që mund të tingëllojë kjo, filmi është një nga më të pëlqyerit dhe të vlerësuarit e 2019-ës. Madje Akademia e Oscars u kritikua që nuk e përfshiu në nominimet e tyre. Më në fund vjen dhe në Netflix në 25 maj.
Space Force
Nje serial komedi, që si rrallë herë në këtë zhanër trajton historinë e disa personave që i është ngarkuar të krijojnë Space Force. Një degëzim i ri i Ushtrisë Amerikane. Me në krye fantastikun Steve Carell dhe i shkruar nga Greg Daniels. Këta të dy kanë bashkëpunuar dhe më parë për një shfaqje që mund ta njihni, “The Office”. Kështu që edhe seriali i ri premton shumë.








