Presidenti Ilir Meta paralajmëron se nga nesër do të ushtrojë detyrën e tij në formë zyrtare me takime vetëm institucionale me çdo lider politik apo përfaqësues ndërkombëtar.
Në studion e ”Opinion” ai ka thënë se Presidenti i Shqipërisë do jetë tepër zyrtar dhe takimet me Ramën, Bashën, Yuri Kim dhe Sorecan do jenë të mirëdokumentuara dhe me dëshmitarë.
”Nga neser do shihni nje President tjeter. Do kete nje President teper zyrtar. I hapur ne cdo kohe per marredhenie zyrtare institucionale, te miredokumentuara dhe me deshmitare. Me Ramen, me Lulin, me Sorecen dhe me Kim. Me te kater nga neser vetem marredhenie dhe takime institucionale, me deshmitare dhe te miredokumentuara!”- tha Meta.