Mirditë | Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Detajet nga Policia e Lezhës!

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë , në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën, ku në fshatin Perlat kanë bllokuar mjetin me drejtues shtetasin A.N.,duke kontroll ndaj tij dhe të automjetit.

Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.N.,41 vjeç, banues në Mat, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe është bërë sekuestrimi i automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë , për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakFranca bën të detyrueshme mbajtjen e maskës kundër Covid-19! Gjobë 135 euro për të pabindurit
Artikulli tjetër82% e transmetuesëve besojnë se 5G do të zëvendësojë transmetimin tradicional të përmbajtjes