IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

‘Nga Ronaldo te Raul Bova, ja si është puna me ta’, rrëfimi i shqiptarit që shoqëron VIP-at

by IMA Redaksia
2020/05/30
in AKTUALITET
Reading Time: 4 mins read
A A
‘Nga Ronaldo te Raul Bova, ja si është puna me ta’, rrëfimi i shqiptarit që shoqëron VIP-at

“Në vendin tonë VIP quhet politikani, ja ëndrra që kam për vendin tim” – Hajri Kaci: Një copëz Shqipërie në mes të Italisë

ADVERTISEMENT

Hajri Kaci është një nga shqiptarët, që prej vitesh ka realizuar karrierën e tij në Itali. Puna ia ka dashur që të jetë në kontakt përgjatë gjithë kohës me personazhe të famshme në Itali dhe në botë. Në intervistën dhënë për “Gazeta Shqiptare”, ai rrëfen sesi është puna nga afër me ta. Tashmë i suksesshëm edhe në biznes, ai tregon sesi ka për bazë traditat e trashëguara nga familje.

Një shqiptar i suksesshëm në Itali, sa e vështirë ka qenë? Si ishte për një shqiptar t’ia niste nga zero në një shtet të huaj?

Fillimi ishte shumë i vështirë. Si shumë emigrantë që arrijnë në Itali, nuk dija ku të haja, ku të flija. Të gjithë bënin diferencime, sepse në ato vite bashkëkombësit tanë kishin bërë shumë vepra të këqija. Në kronikën e zezë flitej gjithë ditën vetëm për shqiptarë. Kështu që ishte një rrugë e gjitha për ngjitje, por me shumë përpjekje u përpoqa t’ia dal dhe për fat të mirë ia dola.

Si ka qenë rrugëtimi juaj nga një emigrant, në një biznesmen i suksesshëm?

Nisa të punoja si ‘security’ në evente dhe disko. Në fillim më linin të punoja në vendet më të shëmtuara, të tipit banja apo daljet e emergjencës, sepse në fund të ditës ti ishe vetëm një shqiptar. Pastaj avash-avash me vullnet arrita t’i bind punëdhënësit e mi për një vend më të mirë. Gjithnjë pa mëri, sepse unë kisha projekte për të bërë diçka të mirë në jetë. Më pas u bëra unë shefi dhe urdhëroja unë. Isha pjesë e eventeve më të rëndësishme në Torino, deri te Parlamenti dhe senati, apo edhe Ronaldo dhe Mesi.

Njiheni si truproja i VIP-ave, si është puna me ta, kë do të veçonit ndër të gjitha personazhet e njohura në Itali?

ADVERTISEMENT

Personazhi që më ka mbetur në mendje është Raul Bova. Nuk është se flas shumë me ta, pasi jam profesionist. Puna ime është të mos flas shumë e të mos përgjigjem shumë.

Si janë VIP-at italianë në krahasim me ata shqiptarë, ku ngjajnë dhe ku ndryshojnë?

VIP-at italianë apo edhe ata botërorë kanë një histori mbi shpatulla. Ndërsa tanë janë disi më komodë, apo euforikë dhe bëjnë hapa të shpejtë, por natyrisht që kur bën hapa të shpejtë, rrezikon të rrëzohesh. Në Itali ne e kemi kulturën të respektojmë dhe ta klasifikojmë atë që është VIP. Ndërsa në Shqipëri VIP janë politikanët dhe jo artistët e vërtetë. Në Itali politikanët më shumë ofendohen.

Tashmë me restorantin tuaj si po shkon puna, ka copëza Shqipërie në restorant, receta apo aksesorë?

Hapja e restorantit ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe e kisha si eksperiencë që para 10 vitesh. Pastaj kisha fatin që motra ime është një kuzhiniere e zonja. Kuzhina është tipike e zonës, pasi ne jemi rritur këtu. Por në shtëpi hamë vetëm kuzhinë shqiptare.

Keni menduar ndonjëherë të lini Italinë dhe të ktheheni të investoni në Shqipëri? Përpara 3 ose 4 vitesh e kisha menduar të kthehesha në Shqipëri. Në fakt, ndërtova dhe shtëpinë në qytetin e prindërve të mi, bleva edhe shtëpi në det, madje kërkova edhe për mundësinë e ngritjes së një biznesi, por është shumë e vështirë. Duhen vite për ndryshuar mentalitetin dhe jemi akoma larg meritokracisë, në çdo vend pune ka vetëm militantë. Nuk mund të vazhdojë kështu një shtet, më qan zemra, por kjo është e vërteta.

Mes biznesit dhe familjes, sa kohë i merrni shtëpisë për të qenë në punë dhe si e kompensoni?

Dihet që nëse do të kesh sukses, nuk mund të kesh shumë kohë të lirë, ose e lë pas dore familjen. Për mua ka qenë gjithmonë forca ime dhe gjithçka çfarë kam arritur është falë familjes sime, origjinës dhe kulturës sime.

Sa e ka ndryshuar Italia natyrën tuaj shqiptare apo natyrën prej malësori?

Unë jam rritur në Itali, ndaj kam marrë shumë nga mentaliteti i tyre dhe mënyra sesi bëhen gjërat këtu. Por nuk kam harruar asnjëherë origjinën time dhe vlerat e vendit tim. Sidomos zakonet e Lurës, të jesh gjithmonë një burrë i besës dhe i respektit. Padyshim që kjo ka qenë karta ime fituese, traditat që kam trashëguar nga familja ime, sidomos nga gjyshi im, i cili ishte një njeri i shquar në Lurë.

Keni pengje?

Nuk kam asnjë pendesë, do të bëja gjithçka prapë siç e kam bërë, sepse kam pasur sukses edhe kur kam bërë punë të rëndomta që më kanë forcuar, gjithmonë duke u përpjekur të mos bëj gabime.

Cili është hapi i radhës, ndonjë projekt apo sfidë e së ardhmes? Ëndërr që pret ta realizosh?

Natyrisht që e kam një ëndërr në sirtar. Do të doja shumë të ndryshoja mentalitetin në Shqipëri, për ta bërë atë vend më të mirë seç është, sepse ka shumë mundësi, ka detin, malin, agrokulturën. Unë udhëtoj dhe bëj sport edhe në mal dhe mund të them që Shqipëria ka mundësi të mëdha, por drejtohet shumë keq. Ata që drejtojnë, mendojnë vetëm të bëjnë dy lekë pa menduar për të ardhmen./

Source: GSH
Previous Post

Radio Tirana, më 1 qershor nis një kanal të posaçëm për fëmijët

Next Post

VIDEO | Arbana në zyrë me Eduart Grishajn/ Çifti surprizohet nga një vizitor i veçantë

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
VIDEO | Arbana në zyrë me Eduart Grishajn/ Çifti surprizohet nga një vizitor i veçantë

VIDEO | Arbana në zyrë me Eduart Grishajn/ Çifti surprizohet nga një vizitor i veçantë

E diela me apo pa makina? Policia e Shtetit dhe Rama japin versione të ndryshme

E diela me apo pa makina? Policia e Shtetit dhe Rama japin versione të ndryshme

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA