IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Nis xhirimet “Kangur”, filmi që do të mbledhi personazhet më të dëgjuar të ekranit shqiptar

by IMA Redaksia
2017/06/13
in Kinema
Reading Time: 3 mins read
A A
Nis xhirimet “Kangur”, filmi që do të mbledhi personazhet më të dëgjuar të ekranit shqiptar

Filmi “Kangur” me skenar dhe regji nga Luan Kryeziu ka nisur xhirimet në Tiranë. Ky është nga projektet më të fundit të regjisorit Kryeziu, i cili për filmin e tij me disa episode ka angazhuar aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Një projekt filmi episodik, i cili vjen si bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Kosovës.

ADVERTISEMENT

Një kastë aktorësh me emra të njohur, por dhe të rinj janë pjesë e filmit. Rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve si Mehdi Malka, Irgen Çela, Adelina Muça, Klodian Hoxha, Klea Huta, Eva Murati, Deljana Topulli, Alesia Xhemalaj, Kushtrim Asllani, etj.

Projekti i filmit “Kangur” është një dramë, e cila paraqet mënyrën shqiptare të të jetuarit në ditët e sotme, duke kërkuar dhe zbuluar mënyra shumë të veçanta dhe atraktive për të mbijetuar e krijuar kushte jetese në rrethanat ku jetojmë. Rolin kryesor, gjyshin në film e interpreton aktori Mehdi Malka. Regjisori Kryeziu e vlerëson këtë bashkëpunim dhe shprehet se aktori Malka i përmbushte më së miri kriteret për këtë rol në filmin episodik “Kangur”.

“Nga aktorët që kam takuar, Mehdi Malka ishte aktori i cili i përmbush më së miri kriteret teknike dhe profesionale të kërkuara, bazuar në karakteristikat e personazhit”, pohon regjisori Luan Kryeziu.

Një film episodik, që ka angazhuar emra të njohur të filmit shqiptar, por dhe të rinj, për të cilët më parë janë zhvilluar audicione në Tiranë. Premiera e këtij filmi sipas regjisorit Kryeziu mund të ndodhë dhe gjatë këtij viti.

““Kangur” është një film episodik, xhirimet zgjasin gjatë gjithë kohës aq sa zgjat projekti. Ne jemi duke xhiruar episodin e parë nga i cili do të punohet gjithashtu traileri promovues. Jemi duke punuar, që premiera të realizohet gjatë vitit 2017”, tregon regjisori Kryeziu për projektin e tij më të fundit në fushën e kinematografisë, që këto ditë e ka sjellë në Tiranë për xhirimet.

ADVERTISEMENT

Regjisori nga Kosova pohon se në gjithë botën, filmat episodikë televizivë janë duke e pushtuar shikuesin global. “Duke analizuar rrjetet botërore e platformat si gjigante botërore, kemi kuptuar që një projekt i tillë serioz, mund të jetë si model, rrugë e re dhe shembull i mirë i suksesit të artistëve. Njëherazi një mënyrë e re me shumë kapacitete për t’u dhënë atyre mundësinë ta shfaqin kreativitetin e tyre artistik edhe përmes një qasje tjetër. Në fakt ky projekt është film episodik televiziv”, thotë regjisori, shkruan SotNews.

Historia në filmin “Kangur”

Ngjarjet e filmit episodik “Kangur” që trajton një temë sociale zhvillohen në Tiranë prej nga është dhe personazhi kryesor. Ngjarja rrëfehet përmes gjyshit, që interpretohet nga aktori Mehdi Malka, i cili mundohet dhe sakrifikohet në mënyra të ndryshme për t’u kujdesur për familjen. Pra, për shkak të rrethanave shoqërore, politike dhe ekonomike në vendin tonë, gjyshi si kanguri, detyrohet të mbajë familjen gjithnjë duke e vënë veten në situata të vështira e shpesh të palakmuara. Është një dramë, e cila paraqet mënyrën shqiptare të të jetuarit në ditët e sotme dhe sipas regjisorit filmi “Kangur” në vetvete trajton ngjarjet herë me satirë e intrigë, me shumë të papritura dhe përmes gjërave që shpesh i dimë dhe nuk i themi për shkak të arsyeve të caktuara. Në aktivitetin e tij si regjisor Luan kryeziu është i njohur në fushën e kinematografisë. Më herët për publikun në Shqipëri ai u vlerësua dhe për premierën e filmit artistik të metrazhit të gjatë “Heroi”./ KultPlus.com

Tags: Adelina MuçaAlesia XhemalajDeljana TopulliEva MuratiFilmIrgen ÇelaKangurKinemaKlea HutaKlodian HoxhaKushtrim AsllaniMehdi Malka
Previous Post

Nuk ofertuan në tender, Mediaset dhe TIM detyrojnë Serie A ta anullojë

Next Post

Starton sonte “Shqipëria Zgjedh 2017”, formati special për zgjedhjet në RTSH

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Starton sonte “Shqipëria Zgjedh 2017”, formati special për zgjedhjet në RTSH

Starton sonte "Shqipëria Zgjedh 2017", formati special për zgjedhjet në RTSH

Sky dhe Perform Group sigurojnë të drejtat për Champions League në Gjermani

Sky dhe Perform Group sigurojnë të drejtat për Champions League në Gjermani

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA