Publikohet udhëzimi / Situata e rënduar nga Covid-19, administrata publike përgatitet për punë nga shtëpia!

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Departamenti i Administratës Publike, nisur nga situata e Covid-19 u ka kërkuar institucioneve të përgatisin listat e nëpunësve që do të zhvillojnë punën “online”.

Sipas një udhëzimi të publikuar nga vetë DAP, ky vendim është marrë në mënyrë që të zbatohen masat kufizuese që janë vendosur në vendin tonë për të parandaluar pandeminë e Covid-19.

Udhëzimi përcakton që çdo punonjës duhet të pajisjet me mjetet e nevojshme si kamera, kufje, mikrofona, apo edhe kompjuterë në pronësi të institucionit.
Punonjësit që do lejohen të punojnë nga zyra do duhet të respektojnë masat dhe protokollin shëndetësor.
Plani i administratës përcakton edhe mundësinë për ndryshime orari për prindërit, në varësi të orarit të mësimit të fëmijëve të tyre, gjithmonë duke respektuar 40-orëshin në javë.
Ndërkohë, mësohet se numri i punonjësve që do të punojnë nga shtëpia do të përcaktohet nga sipërfaqja e institucionit.

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!