IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Reuters dhe NYT për teatrin: Fati i ndërtesës ka ndarë shoqërinë. Zemërim kundër qeverisë në Tiranë

by IMA Redaksia
2020/05/17
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Reuters dhe NYT për teatrin: Fati i ndërtesës ka ndarë shoqërinë. Zemërim kundër qeverisë në Tiranë

Shembja e Teatrit Kombëtar ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare të cilat kanë raportuar për protestat dhe përplasjen me policinë. Reuters dhe New York Times shkruajnë se autoritetet shqiptare nisën që në orët e para të mëngjesit shembjen e ndërtesës e Teatrit Kombëtar ndërsa një dyzinë aktorësh bërtisnin “turp” dhe “diktaturë”.

ADVERTISEMENT

Agjencia e lajmeve kujton se për më shumë se 2 vjet aktivistë dhe shoqëria civile kundërshtojnë planin e kryeministrit Edi Rama duke këmbëngulur se ajo është pjesë e trashëgimisë kulturore dhe e kanë akuzuar atë për praktika korruptive.

“Kjo nuk ka të bëjë më me shembjen e Teatrit, por me rënien e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në diktaturë” – citon Reuters, Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Reuters nënvizon se ka pasur përplasje me policinë dhe janë ndaluar 37 persona. Vetë Reuters thotë se ka parë se si policia godiste protestuesit dhe ndaloi një prej gazetarëve në protestë edhe pse vetë uniformat blu e kanë kundërshtuar se është ushtruar dhunë. Ndërsa “New York Times” raporton për përplasjet mes protestuesve dhe policisë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.


SHKRIMI I PLOTË I REUTERS DHE NYT
Benet Koleka
Autoritetet shqiptare filluan rrënimin e ndërtesës së teatrit kombëtar herët të dielën, pasi larguan dhjetëra aktorë dhe aktivistë që mbrojnë sitin, duke tërhequr një turmë të madhe që brohorisnin “turp” dhe “diktaturë”.

Për më shumë se dy vjet aktorë, aktivistë dhe opozita kanë kontestuar planet e kryeministrit socialist Edi Rama për të ndërtuar një teatër të ri, duke thënë se ndërtesa ekzistuese ishte pjesë e trashëgimisë së vendit, dhe e akuzuan atë për praktika korruptive.

Një forcë e madhe policore u shfaq para agimit dhe largoi anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke përdorur sprai piper. Gërmuesit e mekanizuar më pas filluan rrënimin e kolonës së saj të përparme, ku shkruheshin fjalët “Teatri Kombëtar”.

Fati i ndërtesës, i ndërtuar në 1939 dhe i bërë në një teatër kombëtar në 1945, ka ndarë shoqërinë, me shumë të zemëruar që Rama kishte zgjedhur të veprojë gjatë mbylljes nga koronavirusi.

ADVERTISEMENT

“Kjo nuk është më për prishjen e teatrit por për rrëzimin e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në diktaturë”, tha një anëtar i paidentifikuar i aleancës në një video në Facebook.

Rama, qeveria e të cilit thotë se teatri ishte i rrënuar dhe kishte nevojë për modernizim, i qëndroi mendimit të tij se po nxiste përparimin, pasi ndërtoi një stadium dhe të ri futbolli dhe treg.

“Këta janë të njëjtët njerëz që u ngritën kundër çdo projekti në Tiranë. Ata nuk duan zhvillim, por nuk mund ta ndalojnë Tiranën”, tha Rama në një postim në Facebook.

Protestuesit shtynë policinë duke bllokuar hyrjen në sit dhe brohoritën “poshtë diktatura”, duke çuar në 37 arrestime. Një polic u shtrua në spital pasi u godit nga protestuesit, ndërsa një dëshmitar i Reuters gjithashtu pa një protestues me lëndime në kokë.

Njëri nga të arrestuarit, analisti i mediave Alfred Lela, tha pas lirimit të tij se policia kishte përdorur dhunë të pajustifikuar dhe abuzim verbal. Policët shkelmuan protestuesit, të cilët hodhën shishe uji, sipas një dëshmitari të Reuters.

Policia tha se akuzat për dhunë ishin të pavërteta.
Kritikët e planit fillestar për një teatër të ri thanë se ndërtimi i ishte dhënë një prej partnerëve të preferuar të qeverisë pa qenë subjekt i tenderit, me ndërtimin e disa pronave të reja të larta, të përfshira në marrëveshje.

Qeveria Socialiste e tërhoqi atë plan në shkurt.
Protestuesit kanë pohuar se me ligj kërkohet një periudhë gjashtë mujore që të miratohet një projekt i ri dhe se qeveria nuk ka siguruar lejet e duhura për të realizuar prishjen.

Mariya Gabriel, Komisionere e Inovacionit, Kërkimit, Kulturës, Edukimit dhe Rinisë së Bashkimit Evropian, javën e kaluar nxiti diskutime të mëtejshme para se të merrej ndonjë vendim mbi teatrin.

Kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha tha se prishja ishte e paligjshme dhe se gjithashtu kishte “prishur themelet e shoqërisë”.

Presidenti Ilir Meta, i cili ka një rol kryesisht ceremonial, është ankuar në Gjykatën Kushtetuese për prishjen, të cilën ai e ka quajtur një “krim juridik, moral dhe kushtetues”. Gjykata duhet të vendosë ende.

Source: BalkanWeb
Tags: New York Timesteatri
Previous Post

Rama: Do të ndryshohet akti normativ për TV. Ja se si do të jenë rregullat e reja në panele

Next Post

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit gati 2 padi për në SPAK. Kallëzohen ministra e drejtorë

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit gati 2 padi për në SPAK. Kallëzohen ministra e drejtorë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit gati 2 padi për në SPAK. Kallëzohen ministra e drejtorë

Shqipëria “merr frymë”: Fieri zonë e gjelbër, hiqen fashat orare të qarkullimit, ja rregullat e reja

Shqipëria "merr frymë": Fieri zonë e gjelbër, hiqen fashat orare të qarkullimit, ja rregullat e reja

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA