Transmetuesi gjerman RTL II ka rënë dakort me Facebook për të nisur prodhimin e përmbajtjeve të reja për platformën video të rrjetit social, Facebook Watch.
Përdoruesit e Watch, tashmë do të kenë akses në një numër të madh të prodhimeve të RTL II si GRIP – Das Motormagazin(që gjendet në foto), Berlin – Tag & Nacht dhe Köln 50667, me një total rreth 100 orë përmbajtje.
RTL II gjithashtu do të prodhojë përmbajtje ekskluzive për Watch duke përfshirë transmetimin drejtëpëdrejtë të eventeve, videot e prapaskenave dhe intervista.







