IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Ofroni paisje mbrojtëse falas për gazetarët në terren

by IMA Redaksia
2020/03/24
in AKTUALITET
Reading Time: 2 mins read
A A
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Ofroni paisje mbrojtëse falas për gazetarët në terren

Emergjenca e shkaktuar nga Covid-19 vazhdon të paraqitet e rëndl edhe në vendin tonë. Cdo ditë vendi ynë po regjistron raste të reja pacientësh me koronavirus.

ADVERTISEMENT

Përballë situatës së krijuar në Shqipëri prej Covid-19 ka reaguar edhe ‘Unioni i Gazetarëve Shqiptarë’. Me anë të një deklarate për shtyp është kërkuar më shumë mbrojtje për gazetarët dhe stafin e mediave.

Ata kërkojnë prej qeverisë teste të shpejta për punonjësit në media, po ashtu në këtë deklaratë është theksuar se shumë prej gazetarëve dhe punonjësve në media po rrezikojnë vendin e punës.

Në këtë deklaratë i bëhet edhe një herë kërkesë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që të ofrojë, për reporterët dhe gazetarët që ndodhen në terren mjete dhe paisje mbrojtëse falas.

ADVERTISEMENT

Deklarata e plotë:

Tiranë më 24.03.2020 Risku prej pandemisë së COVID-19 në vendin tonë, sipas pohimeve të fundit nga ekspertë dhe drejtues të institucioneve të shëndetësise publike, po bëhet çdo moment e më tepër i lartë. Kjo situatë seriozisht kërcënon shëndetin e dhjetra e pse jo, edhe qindra reporterëve që raportojnë nga terreni dhe në të gjitha skajet e vendit. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e ndjek me alarm këtë situatë dhe apelon për masa të posaçme ruajtëse dhe parandalimi. Ne u drejtohemi gjithë kolegëve që janë në lëvizje e komunikime për arsye raportimi jashtë redaksive dhe banesave, të dëshmojnë kujdes e përgjegjshmëri ndaj këtij rreziku. Respektimi i këshillave dhe guidave shëndetësore është detyrim për çdo gazetar kudo ku ndodhet dhe sido që ta sjellë rrethana. Trimëria ndaj pandemisë nuk është risk vetëm individual, por kolektiv, familjar dhe shoqëror. Për këtë arsye, kujdesi dhe vetëmbrojtja janë parësore. Në këtë kuadër, organizata jonë u drejtohet pronarëve, administratorëve të mediave dhe drejtuesve të stafeve redaksionale në vend, të ndryshojnë gjithë strukturën e punës, proceseve dhe kontakteve profesionale në mjediset tona mediatike. Ripërsërisim kërkesën tonë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të ofrojë; për reporterët dhe gazetarët që ndodhen në terren përditshmërisht, për stafet që konsumojnë kohën më të madhe profesionale ne redaksi dhe studio mediatike, mjete dhe paisje mbrojtëse falas. Kalimi i kësaj pjese të komunitetit tonë profesional në teste të detyrueshme, do të evitonte përhapjen e COVID-19 në mjediset e medias shqiptare dhe tek personat tanë të afërt. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, risjell në vëmendje të Qeverisë dhe autoriteteve më të larta institucionale ne vend, të konsiderojnë pa vonesë dhe të marrin seriozisht pasojat e afërta të situatës së rëndë ekonomike e financiare mbi gazetarët dhe punonjësit e mediave. Këto pasoja po shumëfishohen nga kriza pandemike nën të cilën ndodhet vendi ynë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nga të dhënat e raportuara për muajin e fundit njofton se rreth 20 për qind e numrit të përgjithshëm tê punonjësve në media,( prej rreth 6120 punonjës) rrezikojnë të humbasin vendet e punës. Ndërkohë që kjo situatë parathotë rikthimin drastik të vonesës (dhe ndoshta edhe ndërprerjeve), të pagesave financiare për gazetarët. Zyra e Shtypit Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Previous Post

Koronavirusi, shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore nga qeveria

Next Post

Pornhub Premium tani është falas për të gjithë për t’ju inkurajuar të qëndroni në shtëpi!

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Pornhub Premium tani është falas për të gjithë për t’ju inkurajuar të qëndroni në shtëpi!

Pornhub Premium tani është falas për të gjithë për t'ju inkurajuar të qëndroni në shtëpi!

Gazetari i Ora News kërcënohet nga Salillari, pas raportimit të shkeljes së ndalim qarkullimit

Gazetari i Ora News kërcënohet nga Salillari, pas raportimit të shkeljes së ndalim qarkullimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA