Festivali Evropian i Filmit rikthehet online si mozaik i diversitetit

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Mbreti belg, i dashur për të gjithë, gjendet papritur në Stamboll. Atij i duhet të marrë një rrugë të gjatë për t’u kthyer në vendin e tij. Kalimi nga një shtet në tjetrin, tregon laramaninë e kulturave në Evropë, por edhe është një thyerje kufijsh midis shteteve. I gjithë udhëtimi i tij vjen si një dokumentar komedie e që shpaloset në filmin “King of Belgians” shoqëruar me anekdota. Ky dokumentar tashmë është bërë i qasshëm online për kosovarët bashkë me pesë filma të tjerë: “And then we danced” (2019), nën regji të Levan Akin, “The Line” (2017), nën regji të Peter Bebjak, “Let the girls Play” (2018), nën regji Julien Hallard dhe filmi i animuar “Jacob, Mimi and the talking dogs” (2019), nën regji të Edmunds Jansons. “King…” të enjten ka hapur edicionin epërmes së cilës mund të tejkalohen kohët sfiduese të ditëve të sotme.

“Festivali paraqet diversitetin dhe kompleksitetin e kulturës së Bashkimit Evropian përmes një programi inovativ të filmit. Synimi i festivalit është të kontribuojë në bërjen e sektorit të filmit shtytës të dialogut në situatën aktuale, ku kultura dhe kreativiteti janë bërë më të rëndësishme se asnjëherë më parë”, ka thënë ajo.

Ka shtuar se për ta është i rëndësishëm fakti që qytetarët që jetojnë në Kosovë do të kenë mundësi të shikojnë histori të ndryshme, të cilat kërkojnë reflektim dhe vëmendje.

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!