Kush e tha se superheronjtë janë vetëm amerikanë? Nga Rusia vjen trailer-i i parë i Zaschitniki (The Guardians), që tregon për bëmat e një grupi superheronjsh rusë.
Krahasimi me Guardians of Galaxy dhe Avengers është i pashmangshëm, por video e trailer-it ka korrur goxha sukses edhe jashtë territorit rus, saqë tashmë kërkesa e shumë fansave kërkon distribucionin edhe në pjesën tjetër të botës.
Filmi do të fillojë të shfaqet në kinematë ruse vitin e ardhshëm dhe deri tani nuk është komunikuar asnjë datë për shfaqjen në tregun ndërkombëtar. Sipas parashikimeve, pas interesit të shfaqur nga trailer-i, Zaschitniki mund të ketë gjasa të shfaqet në pjesën tjetër të Europën dhe Shtetet e Bashkuara.
Përvec një Njeriu ujk që na kujton Rambon, në film bën pjesë edhe një superheroe shumë i zoti me shpatat dhe një heroinë e ngjashme me Vejushën e Zezë të Avengers, një personazh që lind në Rusi i frymëzuar nga Natasha Romanoff.
Gjatë Luftës së Ftohtë, një organizatë e quajtur “Patriot” krijoi një skuadër me super-heronjë, ku bëjnë pjesë anëtarë të republikave sovjetike. Për vite të tëra, heronjtë ishin të detyruar të fshihnin identitetin e tyre, por në kohë të vështira ata duhet të tregojnë veten për të mbrojtur atdheun. Në cast-in e filmit gjejmë yjet e kinemasë ruse Sanzhar Madiyev, Alina Kiziyarova, Valeriya Shkirando.